“Gërdeci”, Gjykata e Strasburgut: Shteti shqiptar ti paguajë Delijorgjit 15,600 euro

Aktualitet

delijoreeeShteti shqiptar do duhet ti japë 15,600 euro biznesmenit Mihal Delijorgji. Ky është vendimi i Gjykatës së Strasburgut e cila ka shqyrtuar ankesën e depozituar nga Delijorgji për mbajtje me pa të drejtë në burg. Në vendimin e saj, Gjykata e ka gjetur shkelje mbajtjen e Delijorgjit nga 24 Nëntori 2010 deri në 12 Mars 2012. Rrjedhimisht, mbajtja tej afateve ligjore në burg është ndëshkuar me 15,600 euro të cilat tanimë duhet tia paguajë shteti. Delijorgji ishte administrator i kompanisë private e cila po zhvillonte aktivitetin në Gërdec ku marsin e vitit 2008 ndodhi shpërthimi i fuqishëm që la të vrarë 26 persona e plagosuri 265 të tjerë. Hetimet ndaj Delijorgjit nisën bashkë me 28 personat të tjerë që akuzoheshin për vrasje dhe thyerje të rregullave të demontimit të municioneve.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

 

ME TE LEXUARAT