Galaxy S6 Edge dhe One M9 lakohe si iPhone 6

Teknologji

samsung-lakohettTelefoni më i ri i Samsung do të lakohet, për tu deformuar sikurse rivali i tij nga Apple, iPhone 6.

Të gjithë i kujtojmë ditët kur flitej për iPhone 6 Plus, dhe se si fableti i parë i Apple mund të lakohej shumë lehtë nëse mbahej në xhep kur ulemi, dhe se si deformohej shpejtë për tu bërë i papërdorshëm.

Tani një fat të tillë besohet se e ka edhe telefoni më i ri i Samsung, Galaxy S6 Edge për të cilin thuhet se po përballet me probleme të ngjashme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Samsung, Galaxy S6 Edge është vënë në test të njëjtë sikurse iPhone 6 Plus, dhe nëse mbi të ushtrohet presion i njëjtë edhe telefoni më i ri i Samsung do të lakohet, për tu deformuar njëjtë sikurse rivali i tij që vjen nga Apple.

Testet janë kryer nga kompania e sigurimeve SquareTrade, e cila në testim ka përfshirë telefonat nga Samsung, HTC dhe Apple.

Asnjëra nga pajisjet e testuara nuk i kanë mbijetuar presionit, por megjithatë S6 i Samsung dhe iPhone i Apple performuan më mirë sesa telefoni i ri i HTC, One M9.

Në fakt, telefoni i HTC kishte pësuar më së shumti dëmtime dhe ishte tërësisht i papërdorshëm pas një lakimi të vogël.

ME TE LEXUARAT