Azilkërkuesit, ambasadori i Suedisë: Qeveria të marrë përgjegjësinë që i takon

Politikë

svanson2015Ambasadori i Suedisë ne Shqiperi, Patrick Svensson eshte shprehur i shqetesuar  për eksodin e shqiptarëve drejt vendeve te BE-se.

"Kërkesat për azil pranohen vetëm për personat që ndiqen apo persekutohen. Qeveria të marrë përsipër përgjegjësitë dhe të informojë si duhet qytetarët për regjimin e vizave", ka thene ambasadori.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij, Shqiperia dhe Kosova nuk jane vende te pasigurta dhe as vende ne lufte, ndaj kerkesat per azil nuk do te pranohen.

“Autoritetet shtetërore suedeze janë të shqetësuara për këtë fluks të azilkërkuesëve jo vetëm nga Shqiperia por edhe nga vendet e luftës. Kërkesat për azil pranohen vetëm për ata persona që ndiqen, persekutohen për shkak të konfklikteve të luftës, prandaj për shqiptaret nuk është e nevojshme që të kerkojnë azil pasi Shqiperia nuk është në luftë. Qytetarët para se të marrin këtë risk për tu larguar duke harxhuar para dhe pasurite e tyre duhet të mendojnë me parë”, deklaroi Patrick Swvensson.

Ai ka kërkuar nga qeveria të mbrojë qytetarët e vet dhe t’i informojë lidhur me rrezikun e rikthimit të regjimit të vizave.  “Qeveria duhet të informojë shtetasit e tyre për regjimin e vizave, të mos abuzohet me këtë pasi është shumë e rëndësishme zbatimi korrekt i regjimit të vizave”, theksoi ambasadori suedez.

ME TE LEXUARAT