Filmi "Furios 7" arrin fitime marramendëse

Teknologji

fast"Furios 7" ka arritur shumën prej 1 miliard dollarë në mbarë botën vetëm pas 17 ditësh që është publikuar. Ky është një moment historik për "Universal" në 103 vjet të themelimit të saj.

"Furious 7" renditet ndër 20 filmat që ka arritur këto fitime, përfshirë "Titanic - 1997", "Avatar-2009" dhe "Transformers: Age Of Extimction-2014".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Filmi aksion, i cili shënon daljen e fundit të Paul Walker në ekran, ka arritur shumën prej 265.35 milionë dollarë nga shitja e biletave në vend dhe 735.2 milionë dollarë në mbarë botën.

Drejtuesi i 'NBCUniversal Vice", Ron Meyer, ka festuar këtë moment historik me anë të një postimi të bërë ditën e premte.

"Në Univeral ne kemi pasur filma që kanë thyer rekordet, përfshi JURASSIC PARK, DESPICABLE ME dhe seritë e BOURNE por edhe pse jemi krenarë për ta, ajo çfarë e bën dallimin tek Fast & Furious është origjinaliteti i aktorëve pjesëmarrës."

Ai gjithashtu ka shkruar për humbjen tragjike të aktorit Paul Walker në muajin nëntor të 2014.

"Kur miku dhe kolegu ynë Paul u nda tragjikisht nga jeta në mes të xhirimeve, skuadra jonë, kryesuar nga Jeff Shell dhe Donnaq Langley, bëri më të mirën e mundshme."

"Ata u fokusuan tek familja si fillim, më pas biseduan me fansat dhe në fund iu futën punës duke bërë një film për të cilin jemi shumë krenarë."

"Ne jemi të nderuar që ishim pjesë e performancës së fundit të Paul Walker dhe të lumtur të festojmë rolin e tij të rëndësishëm me këtë sukses."topalbania

ME TE LEXUARAT