Ermal Mamaqi feston 1 Prillin në spital, përshëndet fansat me foto shokuese

Aktualitet

ermal9Aktori dhe prezantuesi televiziv nga Tirana, Ermal Mamaqi, ka "pësuar" një aksident të rëndë trafiku ku si pasojë është dërguar me emergjencë në spital.

Menjëherë humoristi ka shfrytëzuar Facbookun për t’u shprehur për fansat rreth asaj që ka ndodhur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Miq, faleminderit për mbështetjen. Tani jam më mirë. Këmbët për momentin nuk i ndjej por doktorët më kanë dhënë shpresë se do eci përsëri. Më duhet të rri 1 muaj në regjim dhe besoj se 6Ditë pa Ermalin do të ndërpritet pas këtij aksidenti që me ndodhi. Unë dhe stafi u Digitalb urojmë mirëkuptimin tuaj.Ju përqafoj nga dhoma 23.”, ka shkruar ai.

Mirëpo si duket e tërë kjo lojë e tij është në kuadër të 1 prillit dhe se ai është shëndosh e mirë, e po ashtu se emisioni “6 Ditë pa Ermalin” do të vazhdojë.

ME TE LEXUARAT