Enrique: Barca të mbajë ritmin, Reali është afër

Sport

enrique14Me 2 pikë përpara Realit të Madridit, te Barcelona nuk ka kohë për t’u relaksuar. Luis Enrique përpiqet të mbajë skuadrën të motivuar, teksa e përgatit për sfidën e radhës me Getafen.

“Nuk kemi pushuar për asnjë ndeshje. Kundër Getafes duhet të tregojmë se jemi një ekip serioz dhe me disiplinë. Tre pikët janë shumë të rëndësishme, pasi kemi parë se kundërshtarët tanë nuk gabojnë. Luajmë në Camp Nou, por duhet të kemi parasysh se përballë do të kemi një skuadër që mbrohet mirë dhe që luan me intensitet”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Objektivi titull me një kalendar që e favorizon më shumë Barcelonën, megjithatë për Enriquen llogaritë bëhen në fushë dhe jo jashtë saj.

“Ky klub kërkon maksimumin, ndaj nuk mund të diskutojmë për një trofe të vetëm por për titujt për të cilët jemi ende në garë. Në letër mund të bëhen shumë llogari, por realiteti ndërkohë tregon se ka pak diferenca mes vendit të parë dhe të dytit. Ne përqëndrohemi te ajo që kemi në dorë, që do të thotë se aktualisht mendojmë vetëm për Getafen”.

Javën e ardhshme blaugranat do të përballen në gjysmëfinalet e Championsit me Bayernin, që vjen si kampion i sapokurorëzuar i Gjermanisë, por sa do të ndikojë ky status në këtë sfidë?

“Bayerni ka bërë një kampionat spektakolar. Edhe ne po ecim mirë, ashtu si Reali i Madridit. Gjithsesi nuk besoj se në këtë takim do të ndikojë fakti që Bayerni është shpallur kampion”.ssport

ME TE LEXUARAT