Eneda Tarifa "tallet" me viktimat e ISIS?

Showbiz

eneda-tarifa2015Teksa xhihadistët e ISIS-it po vazhdojnë të vrasin njerëz, ka persona që tallen me viktimat e terroristëve.

Në fakt, këngëtarja shqiptare Eneda Tarifa, ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihen disa paruka të flokëve, ndërsa ajo tallet në llogari të tyre.

Megjithëse fansat e saj e kanë kritikuar për publikimin e këso lloj fotografive me sfond si të kokave të viktimave të ISIS-it, ajo ka befasuar me statusin përbri imazhit të postuar në këtë rrjet social.

“Do thoni ju pse i bëni fotot gjithmonë me këtë sfond kokash të ISIS. Sepse është vendi më i ndriçuar dhe fotot dalin më bukur”, ka shkruar përbri fotos së publikuar në Instagram, Eneda, e cila ka marr kritika të ashpra nga fansat e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë se terroristët e ISIS-it deri më tani kanë qindra mijëra civilë, ku në mesin e tyre kanë qenë edhe të moshuar, gazetarë dhe femra të pafajshme.

ME TE LEXUARAT