Eleminimi nga Champions, "tërmet" tek PSG

Sport

[caption id="attachment_368225" align="alignleft" width="416"]sheiku-psg Pronari i PSG me ish-presidentin francez Sarkozi[/caption]

Dështimi për të disatën herë radhazi për t’u kualifikuar në fazat finale të Ligës së Kampionëve, parashikon një verë vërtet të nxehtë te Paris Saint Germaini.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pari që pritet të marrë kostot e eliminimit nga Barcelona është trajneri Laurent Blanc, por revolucioni do të prekë vecanërisht sulmin, ku Lavezzi dhe Cavani nuk i kanë plotësuar pritshmëritë e tifozëve dhe drejtuesve.

Cikli i parë i epokës Al Khelaifi, duket se ka prekur fundin. Gjatë afatit të verës do të ndryshojnë shumë gjëra, edhe pse “Fair Play” financiar i kushtëzon blerjet e mundshme deri në vitin 2016. Gjithsesi, Blanc është i destinuar të largohet nga kampionët e Francës, edhe pse nën drejtimin e tij parisienët triumfuan në Kupën e Ligës si dhe janë favoritë për të fituar edhe Kupën e Francës dhe titullin kampion. Ndoshta suksesi në garat e mbetura pritet t’ia ndryshoi mendjen Al Khelaifit për Blanc.

Cavani dhe Lavezzi janë të parët që mund t’i japin fund para kohe aventurës me Paris Saint Germmain. Në pikëpyetje janë edhe Thiago Motta, van der Wiel, Pastore, Maxwell dhe Ibrahimovic: Të gjithë me kontratën që u skadon në vitin 2016.

ME TE LEXUARAT