Eksplozivi në Golem, dyshohet për hakmarrje

Aktualitet

tritPolicia dyshon se shpërthimi i fuqishëm i tritolit në një shtëpi në Golem mbrëmjen e të shtunës, është bërë për hakmarrje, por deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar apo të ndaluar për ngjarjen e rëndë. Policia ka marrë dëshmitë e fqinjëve dhe te të afërmeve të familjes se fatmira Verrias, që ka në pronësi apartamentin. Vetë zonja Verria është emigrante në Francë dhe sipas dëshmive në polici, e shfrytëzon këtë banesë vetëm gjatë pushimeve të verës. Nga hetimet e deritanishme rezulton se sasia e eksplozivit e vendosur ne kangjellat e derës se apartamentit në katin e fundit të pallatit ka qenë ë konsiderueshme, pasi ajo ka shkatërruar thuajse gjithçka. Madje forca e shpërthimit ka hedhur në tokë vetratat e dritareve, duke thyer dhe xhamat e makinave që ndodheshin te parkuara poshtë pallatit. Dyshohet se shpërthimi nuk ka qene i telekomanduar, por me fitil. Vizion+

ME TE LEXUARAT