Durrës, Oketa: FRD po ridimensionohet, peshë reale në zgjedhjet lokale

Politikë

oketa-durres-frdSekretar i Përgjithshëm i FRD-së Gazmend Oketa ka thënë sot në Durrës se strukturat e FRD po ridimensionohen duke u shprehur se kjo forcë politike do të ketë një peshë reale në zgjedhjet lokale që po afrojnë.

Në kuadër të riorganizimit të Strukturave Drejtuese të FRD-së, në Durres u zhvilluan zgjedhjet në Rajonin nr.5 respektivisht te Lagjja nr.13 ( Plazh).

I pranishëm ishte Gazmend Oketa, Sekretar i Përgjithshëm i FRD-së, i cili përshëndeti strukturën ekzistuese duke pasqyruar në një rezyme zhvillimet politike dhe duke u ndalur në rëndësinë e zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit, e lidhur kjo edhe me rolin e FRD-së, e cila po ridimensionon strukturat e saj duke u dhënë peshë reale FRD-së në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit 2015.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Avni Ahmetaj, kryetari i FRD-së dega Durrës, si dhe Shkëlzen Puci, kryetari i Forumit Rinor të FRD-së mbikëqyrën procesin e votimit, ndërsa në përfundim të procesit, z.Agim Salobehaj u zgjodh me 23 vota.

ME TE LEXUARAT