Durrës, kapet me 20 kg eksploziv, vëllai i furnizuesit me bomba të Julian Sinanajt

Aktualitet

foto-tritoliiidrArrestohet ne Durrës, një person me nje sasi te konsiderueshme eksplozivi me vete.

Shtetasi Fatjon Mexhaj, 25 vjec, ka rene ne prangat e policise mesnaten e kaluar. Ai eshte vellai i shtetasit Albin Mexhaj, person i akuzuar si futnitor me eksploziv dhe me arme i Julian Sinanajt, te akuzuarit nga Vlora si vrases me pagese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia e Durresit ka thene se  shtetasit Fatjon Mexhaj iu gjeten 20 kilograme eksploziv C4.

"Fatjon Mexhaj 25 vjeç, u kap me 19 kallëpe C4 me peshe te pergjithshme 20 k", ka thene policia.

SIpas burimeve zyrtare mesohet se lënda eksplozive ishte përgatitur për shpërthim ndersa zoteruesi i saj, Fatjon Mexhaj, njihet si person me precedent të mëparshëm penal.

ME TE LEXUARAT