Drejtoria e Hetimit Tatimor kallëzon ish-kompaninë e basteve sportive të deputetit Mark Frroku

Aktualitet

mark-frrokuDrejtoria e Hetimit Tatimor kallëzon në prokurorin e Tiranës ish-kompanin e basteve sportive të deputeti Mark Frroku, për akuzën e evazionit fiskal dhe mos pagimit të detyrimeve tatimore. ABC News ka mësuar se pak ditë më parë, pranë zyrave të task-forcës në prokurorin e kryeqytetit, është administruar kallëizmi penal, i cili është regjistruar dhe po hetohet nga prokurorja Antoneta Sevdari.

Burime thanë se kompania sportive ka ndryshuar pronarët përfundimisht në korrik 2014 kur deputeti Frroku i ka shitur të gjitha aksionet tek shtetasi gjeorgjiano-izraeliti Amiran Dzanashvili me rreth 1.5 mln euro. Sipas kallëzimit, vlera reale e shitjes mendohet se është fshehur dhe për shifrën e shitjes, dyshohet se nuk ka paguar detyrimet prej 15 % të vlerës së fitimit. Tatinmorët dyshojnë se kompania nuk ka deklaruar edhe të gjitha transaksionet e kryera duke ju shmangur detyrimeve tatimore. Në kallëzim, thuhet gjithashtu se kompania sportive nuk ka shlyer detyrime tatimore të përmuajshme, çka ka konsumuar element të veprës penale për të cilat është kallëzuar.

Për llogaritë këtij hetimi, mësohet se prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e të gjitha praktikave të ndjekura në Qendrën e KOmbëtare të Regjistrimit të bizneseve. Si dhe janë kërkuar nga të gjitha bankat e nivelit të dytë në vend, të dhënat analitike të transaksioneve të kryera në emër të pronarëve de administratorëve të kësaj kompani, duke mos përjashtuar edhe kohën kur ajo drejtohej nga deputeti Mark Frroku. Nga ana tjetër, burime thonë se me ardhjen e këtyre provave në prokurori, do të merren në pyetje të gjithë personat emrat e të cilëve rezultojnë si pronar apo aksioner të kompanisë së basteve sportive që tashmë menaxhohet nga shtetasi gjeorgjiano-izraeliti Amiran Dzanashvili. Mediat rumune, thonë se biznesmeni është arrestuar në Rumani, një muaj pas blerjes së të gjitha aksioneve dhe shlyerjes së detyurimeve ndaj deputetit Frroku, me dyshimet se është pjesë e një grupi criminal që shfrytëzone prostitutat e klasit të pare.

ME TE LEXUARAT