Dëmtimi trondit Realin, Gareth Bale mbyll sezonin

Sport

bale2015Sulmuesi anësor i Real Madrid, Gareth Bale, ka mbyllur sezonin. Ai u ble për shifrën rekord të 100 milion eurove nga Tottenham por mbeti i dëmtuar në përballjen e fundjavës së shkuar.

Mjekët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë arritur në përfundimin se lojtari do të mungojë për të paktën 2 muaj, pra deri në përfundim të sezonit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky është një lajm shumë i keq për Ancelottin që tashmë duhet të gjejë zgjidhje brenda në shtëpi për të zëvendësuar kampionin uellsian për të rikuperuar katër pikët në kampionat që e ndajnë nga kryesuesja Barcelona dhe po ashtu në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me rivalët e shtëpisë, Ateltico Madrid.

ME TE LEXUARAT