Dëmtimi, Bayerni humb një nga lojtarët kyc

Sport

abeolaaBayerni i mynihut humbet një nga lojtarët kyc për pjësën e mbetur të sezonit. David Alabës, i cili dëmtoi ligamentin e gjurit të majtë në miqësoren e zhvilluar mes Austrisë dhe Bosnjë Hercegovinës, sipas mjekëve të skuadrës do t'i duhet të qëndrojë për shtatë javë në infermieri për t'u vënë më pas nën urdhrat e Pep Guardiolës.

Praktikisht, 22-vjecari e ka humbur sezonin edhe pse teorikisht ekziston mundësia që ai të jetë gati për finalen e Championsit e programuar për t'u zhvilluar më 6 qershor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë dy javëve të ardhshme Alaba do ta mbajë gjurin në allci, më pas do të mbajë një mburojë metalike për të kontrolluar lëvizjet e gjurit. Nëse gjithçka shkon sipas planit, lojtari do të filloi ushtrimet me topin pas katër javësh. Mbrojtësi do të humbasë thuasje të gjitha ndeshjet vendimtarë të sezonit, por shpreson të kthehet në fund të muajit maj, para se të jetë luajtur finalja e Kupës së Gjermanisë dhe ajo e Champions Leagues.

Në një prononcim për faqen zyrtare të Bayernit, Alaba u shpreh se ishte shumë i mërzitur nga dëmtimi por këmbënguli se kishte shumë besim se do të ishte gati për të dhënë kontribut për skuadrën në finalet e sezonit, sigurisht nëse formacioni i Pep Guardiolës do të mund t'i kalojë të gjitha pengesat.ssport

ME TE LEXUARAT