Del Bosque: Ja pse humbi Spanja me Holandën

Sport

del-bosqueSpanja jo vetëm që nuk arriti të hakmerrej ndaj Holandës për humbjen turpëruese në Brazil 2014, por u gjunjëzua para tulipanëve edhë në miqësoren e "Amsterdam Arena".Qendërmbrojtësi Setfan De Vrij dhe mesfushori Davy Klaaseen shënuan nga një gol për portolallinjtë që në pjesën e parë, duke i dhënë një farë qetësie trajnerit Guus Hiddink, pas rezultateve aspak të mira në eliminatoret e Europianit.

Disfatën ndaj Holandës u mundua ta justifikonte trajneri Vicente Del Bosque, sipas të cilit Spanja e kontrolli lojën, por gaboi në finalizimin e aksioneve. Sipas tij, futbollistët e rinj të La Rojas luajtën sikur të kishin shumë eksperiencë në kombëtare, por thjesht u mungoi finalizimi.

ME TE LEXUARAT