Deklaratat e deputetes italiane, ambasadori Hoffmann: Të papranueshme!

Politikë

hoffmanAmbasadori gjerman në Tiranë, Hellmut Hoffmann i ka cilësuar si të papranueshme deklarata e deputetes italiane të ‘Forca Italia’, Daniela Santanche, e cila e pyetur për tragjedinë në Kanalin e Siçilisë tha se vendi i saj duhet t’i mbysim anijet siç bënë me Shqipërinë.

“Ato që ndodhën ishin zhvillime të tmerrshme dhe një gjuhë e tillë është e papranueshme. Ajo që ndodhi në hapësiren e detit Mesdhe është një tragjedi e tmerrshme, Ministrat e Jashtem dhe të Brendshëm të BE-së janë takuar dje në Bruksel për të marrë masat e nevojshme për ta mbajtur situatën nën kontrroll”, deklaroi Hoffmann nga qyteti i Beratit.

Ambasadori gjerman edhe njëherë ka theksuar se asnjë shqiptar që ka shkruar në Gjermani nuk do të përfitojë azil dhe të gjithë do të kthehen. “Pothuajse të gjithe shqiptaret, 999 nga 1000 të tille do duhet të rikthehen në Shqiperi pasi të gjithe janë emigrantë me arsye ekonomike, pra nuk bëhet fjalë për azil politik. Procedurat e azil-kërkimit dhe verifikimit të aplikimeve parashikojne një afat nga 3-5 muaj dhe mendohet që për të gjithë shqiptaret që vijnë me arsye ekonomike do të ketë refuzim azili, siç ka ndodhur deri tani. I bej apel qytetareve shqiptar që mos të bien pre e trafikantëve të qenieve njerëzore, qe për hir të fitimeve të tyre përpiqen ta nxisin kete lloj zhvillimi”, deklaroi Hoffmann.I pyetur nëse këto zhvillime ndikojnë negativisht për Shqipërinëne hapjen e negociatave në BE, ambasadori gjerman u shpreh: “Nuk eshte nje minus qe merr Shqiperia ne kuader te procesit te integrimit ne BE,eshte nje fenomen qe duhet te na shqetesoje te gjitheve dhe para se gjithash shqiptaret sepse eshte nje problem shqetesues nese shikojme qe popullësia ne masa te konsiderueshme, veçanerisht tek te rinjte, kerkojne qe te largohen nga vendi. Jam mjaft i kenaqur te konstatoj qe ne bashkepunojme mjaft mire me qeverine shqiptare per te mbajtur nen kontrroll kete fenomen”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

-

ME TE LEXUARAT