Çfarë të përdorni për buzë të çara

Soft

buzBuzët e plasaritura apo të çara janë një problem i zakonshëm, i cili përveçse i dhimbshëm është edhe jo fort estetik. Disa nga arsyet e çarjes së buzëve, përveç temperaturave të ftohta janë mosmarrja e vitaminave, reaksionet alergjike, duhanpirja, lëpirja e buzëve apo ekspozimi ndaj diellit. Simptomat kryesore janë tharja e buzëve, skuqja, plasaritja etj. Për të përmirësuar gjendjen e buzëve kur ju janë plasaritur, përdorni:

Sheqer

Përzieni 2 lugë sheqer me 1 lugë mjaltë. Aplikoni masën e krijuar në buzë e lëreni për disa minuta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përdorni gishtat për ta fërkuar masën butësisht në buzë për të larguar qelizat e vdekura.

Lajini me ujë të ngrohtë.

Mjaltë

Vetitë kuruese dhe antibakteriale të mjaltit ndihmojnë në shërimin e tyre.

Thjesht aplikoni mjaltë sipër buzëve disa herë në ditë

Ose mund të krijoni një masë me mjaltë dhe glicerinë dh eta aplikoni para se të flini e çdo mëngjes.

Petale trëndafili

Lani disa petale trëndafili dhe i zhysni në një gotë me qumësht për disa orë.

Shtypini petalet për të krijuar me to një masë të trashë.

Aplikojeni 2-3 herë në ditë dhe para se të flini.

Vaj kokosi

Në saj të vetive shumë të njohura të vajit të kokosit, ju mund ta aplikoni atë disa herë në ditë pa e përzier me asgjë tjetër. Për një rezultat më të mirë rekomandohet ta përdorni edhe kur nuk keni problem të tilla. Një variant tjetër do të ishte edhe vaji i ullirit.

Aloe Vera

Vetitë kuruese të aloe verës do t’ju ndihmojnë në shërimin e buzëve tuaja dhe largimin e dhimbjeve, shkruan Anabel. Vendosni një sasi të vogël xheli aloe vera mbi buzë. Pavarësisht se ajo ka një shije jo fort të këndshme, rezultatet e saj janë të mahnitshme.

Kastravec

Një zgjidhje tjetër natyrale është kastraveci. Ndajeni atë në feta të vogla me të cilat fërkoni butësisht buzët në mënyra që uji I tij të aplikohet në të gjithë sipërfaqen.

Lëreni për 15-20 minuta dhe shpëlani fytyrën më ujë të vakët. /Kosovarja-Ks/

ME TE LEXUARAT