Bruksel, KE i kërkon Kievit pranimin e ofertës ruse të gazit

Bota

ke-301x200Komisioni Evropian i kërkoi sot Ukrainës të pranonte propozimin rus për zgjatjen me tre uaj të marrëveshjes për blerjet e gazit rus për të plotësuar rezervat, njoftoi një prej zëdhënëseve.

Operatori ukrainas i gazit ”Naftogaz” kërkoi zgjatjen e kësaj marrëveshje për një vit, por Gazprom e limitoi këtë zgjatje në tre muaj dhe presidenti rus e bëri të vlefshme dje këtë kërkesë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kjo zgjidhje është e mirëpritur. Komisioni inkurajoi autoritetet ukrainase dhe Naftogaz për të pranuar këtë ofertë. Ajo do t’i mundësojë Ukrainës të plotësojnë rezervat duke filluar nga 1 prilli për t’u përgatitur për dimrin e ardhshëm”, theksoi Anna-Kaisa Itkonen, zëdhënëse e Komisionit Evropian për çështjet e energjisë.

Stoqet ukrainase përbëjnë 7,7 miliardë metra kub më 31 mars, sipas të dhënave të Gaz Infrastructures Europe.

Marrëveshja me Gazpromin, arritur në muajin tetor 2013 në sfondin e krizës mes Kievit dhe Moskës, i mundëson Ukrainës të vazhdojë të blejë gaz rus, nga i cili ajo mbetet shumë e varur, me kusht për ta parapaguar.

Ukraina konsumon rreth 50 miliardë metra kub gaz në vit. Ajo prodhon 20 miliardë metra kub në territorin e saj dhe ka nevojë për furnizim nga jashtë për të paktën 30 miliardë metra kub./

ME TE LEXUARAT