Bogdani sulmon Veliajn: Si ministër rriti papunësinë dhe varfërinë

Politikë

bogdaniDeputeti Gerti Bogdani në emër të Partisë Demokratike akuzoi Erion Veliajn se sipas tij ka lënë një gjurmë të rëndë në rritjen e varfërisë në vend, në rritjen e papunësisë, në rrënimin e mijëra familjeve në vend. “Ai është bashkautor me Edi Ramën, në këtë realitet të pashpresë për mijëra familje që kanë marrë rrugët e kurbetit nga pamundësia për të jetuar në kushte esktremisht të vështira, ku vetëm në muajin mars ka mbi 3000 azilkërkues sipas autoriteteve gjermane. Sot ai duhet të pranonte përgjegjësinë e tij për skemën shkatërrimtare ekonomike e sociale të aplikuar në vendin tonë prej dy vitesh. Skemë e cila ka lenë mbi 20,000 familje realisht në nevojë jashtë ndihmës sociale”, theksoi Bogdani.

Skemë e cila, sipas tij, ndryshe nga premtimi i 300,000 vendeve të punës e ka rritur papunesinë nga 13.4% që ishte në 18% sot, sipas INSTAT, nga keto mbi 34% të rinj. “Skemë që ka ulur pensionet në tërësi dhe ka vështirësuar pensionet për gratë në veçanti, duke u rritur atyre moshën e pensionit dhe duke hequr vitet e arsimit nga skema. Skemë që ka ulur përfitimet e lejës së lindjes për nënat 17% deri në masën 35%. Si minister i kësaj qeverie, ai është mbështetës i çdo mase të kësaj qeverie që ka vështirësuar jetën e qytetarëve, me rritjen e taksave, me rritjen e çmimit të energjisë, me prishjen e pronave të ndertuar me djersën e shqiptarëve të ndershëm.  Ai nuk ka kundërshtuar asnjë herë të vetme asnjë vendim të kesaj qeverie që në këto dy vite i ka përkeqësuar kushtet e jetesës qytetarëve shqiptarë. Ka qënë vetë personalisht i përfolur për përfshirje në disa afera korrupsioni, duke mos qënë kështu në krye të ministrisë të mirëqenies sociale në shërbim të qytetarit, por në shërbim të mirëqënies personale”, nënvizoi Bogdani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT