Ben Blushi në Kuvend: Qeverisemi shumë keq, ndaj po ikin shqiptarët

Aktualitet

blushi-kuvendDeputeti Ben Blushi ka folur sot ne Kuvend per eksodin e shtetasve shqiptare drejt BE-se. Sipas Blushit, sqiptarët po i largon masivisht klasa politike.

“Pse ikin shqiptarët më shumë se serbët, se maqedonasit? Në 25 vjet kemi humbur 1/3 e popullsisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më gjeni një vend tjetër në këto shifra? Ka vetëm një arsye, qeverisemi shumë keq. 1 milion banorë kanë ikur vetëm për një arsye; jetojnë keq. Po diskrimonojmë të varëfërit! Kjo është arsyeja që po ikin. Asnjë luftë nuk e tret një popull siç është tretur Shqipëria në 30 vjet. Nëse vazhdon kjo situatë, ka mundësi që Shqipëria për 3-4 dekada të përgjysmohet, për fat të keq! Kjo është e padrejtë!", tha Blushi ne Kuvend.

Ai vuri ne dukje se duhet të përballohet sot kjo kosto.

“Nuk na vlen një i varfër apo një i papunë që ikën. Kjo është një emergjencë kombëtare sepse Shqipëria po përgjysmohet, nuk ka asnjë popull që ka humbur kaq shumë popullsi në kaq shumë vjet”, shtoi Blushi.

Por si bëhet kjo?-pyeti ai teksa e dha pergjigjen e tij duke thene “nuk e di si bëhet, por duhet solidaritet. Pesimizmi po largon shqiptarët. Ndalohet duke bërë shoqërinë më të drejtë që nuk i jep arsye atij të varfëri për t’u larguar”, tha Blushi.

Fjalimi i Blushit:

Besoj se edhe ju ashtu si unë duke parë kronikat e braktisjes duhet të jeni të dëshpëruar po aq sa unë. Si ka mmundësi që poi kin shqiptarët, cfarë i shtyn të marrin katandinë që kanë vënë për 25 vjet dhe të ikin nga Shqipëria.

Shqiptarët kanë pasur shumë arsye për tu larguar gjatë shekujve, dhe kjo është arsye pse jemi kaq popull i vogël. Kanë ikur nga lufta, nga komunizmi, nga lufta në 1997, por unë nuk besoja se do përsëritje përpseri kjo gjë. Nuk do e besoja që do kishte arsye që një shqiptar të largohen në vitin 2015.

Ky parlament është një arsye, kjo e njetë është një arsye. Në 25 vjet kemi humbur 1/3 e popullsisë. Më gjeni një vend?? Ka luftë në Palestinë, Nigeri…po nuk kanë humbur popullsinë.

Ka vetëm një arsye, qeverisemi shumë keq. Ne jemi shoqëri liberale, nuk persekutojmë se je nga jugu, apo nga veriu, por persekutojmë nga varfëria. Je i varfër, nuk ke shkollë, nuk merr të drejtën në gjykatë, nuk blen dot ilace, diskriminohesh. Ky është problemi, po diskriminojmë të varfërit. Për turpin tonë të përbashkët, nuk është tretur asnjë popull si ne. Unë besoj se duhet të kuptojmë, këtu nuk kam dalë të merrem me qeverinë, kjo nuk është punë qeverie. Secili nga ne duhet të kuptojë është se kostoja e atyre që ikin është me e madhe nëse ikën. Emigracioni është kosto më e lartë për ne. Nëse dikush mendon se duke u larguar rregullohet papunësia e ka gabim. Kostoja për ne që mbetemi këtu është më e madhe, tregu do zvogëlohet, nuk do ketë investime.

Nëse vazhdon kjo situatë braktisje dhe kjo mungesë lindjesh për 3 dekada Shqipëria do të përgjysmohet. E na vlen ne ky vend?

Duhet që këtë kosto ta përballojmë sot. Një i varfër duhet mbajtur këtu, por jo duke ja bllokuar pasaportën, kjo është një diskriminim më vetë. Çdo i varfër që bllokohet mendon se të pasurit mund të largohen nga Shqipëria. Sot ka arsye për të vënë alarmin, kjo është një emergjencë kombëtare, Shqipëria po përgjysmohet. Nuk ka asnjë popull që ka humbur kaq shumë popullsi në 25 vjet. Ka nevojë për solidaritet. Kjo nuk është një shoqëri solidare. Më mirë të nxisim parazidizmin sesa emigarcionin. Më mirë parazit këtu sesa në Gjermani, apo në Francë, apo Angli. Ky vend bëhet i pajetueshëm nëse nuk ka njerëz.

Pesimizmi që ka kapur Shqipërinë është armiku ynë më i madh. Është pesimizimi ajo që i bën të largohen. Nuk është se e lexojmë se është një qeveri e mirë pas 23 qershorit, është më e mirë padyshim, por janë pasimist, dhe kjo është fatalitet. Duhet ta ndryshojmë këtë fatalitet. Të rrisim pagat, asistencën sociale, duke investuar më shumë në zonat e varfra, duke luftuar korrupsionin. Duke bërë një shoqëri më të drejtrë.

E din ipse ikën ata që kanë kalamaj? Kanë frikë se fëmija do t’i ngjaja dhe nuk ka dhimbja më të madhe për prindërit që nëse beson se djali i tij do jetë po aq i varfër sa ai. Çdo njeri dëshiron ti ngjajë fëmija. Vetëm të varfërit kanë frikë ti ngjajnë, sepse varfëria e trashëguar është fatalë, është e dhimbshme…Nëse një i varfer beson se babai i tij është i varfër, fëmija i tij do jetë i varfër kjo është arsyeja pse ikin sot. Unë besoj se ka mundësi, megjithëse nuk jama shumë optimist, që dicka të ndryshojë. Nëse dicka nuk ndryshon të jeni të bindur se të varfërit, përpara se të ikin do vinë në këtë parlament dhe do na nxjerrin të gjithëve jashtë.

ME TE LEXUARAT