Big Brother, Maria është e eliminuara e dytë

Showbiz

mariKa ardhur momenti i leximit të zarfit për eliminimin e dytë për sonte. Tashmë publiku ka vendosur se cilin prej banorëve do të largojë përfundimisht nga shtëpia. si zakonisht Ledioni fillon të lexojë zarfin nga emrat që i shpëtojnë nominimit për të mbërritur në fund te i eliminuari. Marsuela i shpëton edhe një herë eliminimit, por publiku nuk ka ndëshkuar as Albën për lojën ndaj Marsuelës pasi edhe ajo vazhdon që të qëndrojë në shtëpi. Mes Fabianit dhe Maria, Ledioni lexon se kjo e fundit është banorja që largohet sonte nga shtëpia. Maria është e eliminuara e dytë për sonte. Ajo pasi përshëndetet me banorët, niset drejt studios së spektaklit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT