Besnik Hasi pranon fajin për humbjen

Sport

besnik-hasiPas humbjes në “Clasico”-n belge të Anderlecht kundër Standard (3-1), trajneri Besnik Hasi mori përgjegjësinë.

“Bëjmë një ndeshje të keq, nuk luajmë mirë. Por, jam unë ai që ka bërë gabimin më të madh. Unë nuk zgjodha taktikën e mirë, është faji im. Zgjedhjet e mia nuk ishin të mira për këtë ndeshje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“E dinim se ata do të luanin 4-4-2 dhe dëshironin të përdornin shpejtësinë e Acheampong për të lëvizur në aksin qendror. Vanden Borre ishte në të djathtën, por të luajtur midis linjave. Por, kjo nuk funksionoi, është faji im. Patëm frikë, nuk i fituam duelet”, - citohet Besnik Hasi nga Dhnet.be.

ME TE LEXUARAT