Berisha: Kokëdhima mamuth korrupsioni, ti hiqet mandati

Aktualitet

berisha ne kuvendIsh-Kryeministri Sali Berisha në seancën parlamentare deklaroi se mazhoranca duket si bijtë e nënë Feridesë. “Koço Kokëdhima, ky mumuth i vjeljes së shqiptarëve. Ky njeri për të cilin nuk ekziston ligj, ky debitor i madh i buxhetit të shtetit, ky dhunues flagrant i të gjitha ligjeve të urbanistikës dhe ligjit me pronat e tij tallet me parlamentin, i sigurtë se kjo shumicë do të kryejë krimin e rradhës e do mbrojë dhunimin e Kushtetutës”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, Koço pasi i bëri gjemën Qiparoit me ndërtimet e tij, pasi me tenderat e Ramës hodhi dhe ndau paratë në ndërtimet e paligjshme në Tiranë, tani ka marrë nismën e sivllaut të tij Edi Rama dhe nënë Feridesë. “Kjo është të dashur qytetarë klima që ekziston në këtë parlament. Unë mbështes plotësisht amendamentin që ka sjellë grupi parlamentar i Partisë Demokratike për çështjen e TVSH-së për energjinë. Dy vitet e fundit janë dështim i plotë në të gjitha fushat por kryesorja është dështimi në fushën energjitike”, insistoi Berisha.

ME TE LEXUARAT