Babai vret gabimisht djalin 13-vjecar

Bota

babai-djalii“Ia dhashë tabletën e morfinës, por ajo ishte tepër e fortë për të. Duhet të përpiqem të jetoj me këtë gjë për pjesën e mbetur të jetës sime”

Ka pranuar se ka vrarë djalin e tij 13-vjeçar, duke i dhënë morfinë, pas ankesave se ishte i sëmurë. Kevin Morton, 49 vjeç i dha të birit, Kye Backhouse, një analgjezik tepër të fortë – diçka që ai e cilëson si një gabim me të cilin do të jetojë gjithë pjesën e mbetur të jetës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Djaloshi u gjet i vdekur në shtëpi, në Barrow-in-Furness, Cumbria të Britanisë, në tetor të vitit të shkuar. Ndërsa Morton u arrestua fill pasi pranoi se i kishte dhënë të birit tabletën “vrasëse”.

Babai u rrëfye në Facebook në dhjetor, ku shkruante: “E doja djalin tim të vogël më tepër se gjithçka në këtë botë. Ia dhashë tabletën gabimisht, por ajo ishte tepër e fortë për të, është faji im – duhet të përpiqem të jetoj me këtë gjë për pjesën e mbetur të jetës sime, por ishte një aksident”.

Tani ai mund të dënohet me burgim, pasi u shpall fajtor për vrasje nga Gjykata Mbretërore në Preston.

ME TE LEXUARAT