Azilanti i kthyer nga Gjermania: Në kamp hanim oriz të pazier

Aktualitet

azilantiiiiMemet Dano është një nga shqiptarët që udhëtoi drejt Gjermanisë ku kërkoi azil ekonomik. Të riut nga Tragjasi i Vlorës nuk iu desh shumë të kuptojë se gjithëcka ishte gënjeshtër dhe azili një ëndërr e pamundur.

I rikthyer, i zhgënjyer dhe tashmë i ndërgjegjësuar, Dano tregon eksperiencën e tij në kampet e azilantëve, që njehërësh është edhe e mijëra shqiptarëve të tjerë.

Memet Dano: Një muaj ndenja në kamp, kushtet ishin shumë të keqija, bukë nuk kishim. Lajmin e morëm në TV, nga shoqëria që kishte shkuar andej. Menduam për një jetë më të mirë, por ishte më e keqe. Mund të ishim rreth 200-300 veta në kapanon, me krevatë 2-katëshe. Nuk kishte as ku të hajë as ku të pijë. Hanim oriz të pazier, patate të paziera, pa kripë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por pavarësisht shembullit të Memet Danos apo të tjerëve si ai, banorët e Tragjasit e Dukatit vijojnë të largohen cdo ditë duke lënë pas vetëm të moshuarit

Nëna e Memetit: Kushtet ekonomike. Kishim një dyqan, por nuk shkonte mirë dhe e mbyllëm dyqanin. Burri pa punë, unë pa punë, djali pa punë. Cfarë do bëntë një djalë 23 vjeç? Flinte deri në orën 1 që ta kalonte ditën.

Ndërsa arsyeja kryesore mbetet ajo ekonomike, citon ora news. “Në zonën tonën mund të kenë ikur 50-60 vetë dhe shumica kanë ikur për një jetë më të mirë”, tregon një tjetër banor. Kështu në Orikum Tragjas e Dukat eksodi vijon.

ME TE LEXUARAT