Asgjësohen 1040 rrënjë droge në Nikël të Krujës, arrestohet kryeplaku

Aktualitet

kanabNjë sasi e konsiderueshme me rrënjë narkotike kanabis sativa është sekuestruar sot pas një aksioni në Nikël të Krujës.

Policia ka thënë se ka vendosur në pranga edhe kryeplakun e fshatit ku u gjet parcela me lëndë narkotike.

Gjatë aksionit, bëhet me dije se janë asgjësuar 1040 rrënjë droge kanabis sativa.

Në pranga ka rënë kryeplaku i zonës Basri Tufa i cili sipas policisë akuzohet për moskallëzim krimi pasi nuk ka denoncuar kultivimin e drogës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Arrestimi i kryeplakut eshte bere pas identifikimit te rrenjeve me kanabis ne fshatin Bura, ku sipas legjislacionit ne fuqi kryeplaku nuk ka njoftuar organet e rendit per pranine e droges", ka thene policia.

Deklarata e policisë

droga-kruje-nikelMë datën 19.04.2015, nga ana e Specialistëve për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Basri Tufa , 57 vjeç , banues në fshatin Bura, Nikël ,Krujë , për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës “ dhe “Moskallëzimi i krimit “ parashikuar nga nenet 248 dhe 300 të Kodit Penal .

Policia ka thënë se arrestimi i tij u bë pasi: Në zbatim të Planit të Operacionit “START 2015” të hartuar nga ana e Komisariatit te Policisë Krujë, ku pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e efektivave të Policisë Krujë, se në territorin e Fshatit Bura ,Nikël,Krujë janë të kultivuara bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, më datën 19,04,2015 është ushtruar kontroll pikërisht në fshatin Bura ku ka rezultuar se:

Në një ullishte e pemëtore janë gjetur të mbjella në dy parcela me 1040 bimë të dyshuara si ato narkotike të llojit Cannabis Sativa me një lartësi deri në 18 cm ku është bërë marrja dhe sekuestrimi i mostrave përkatese dhe asgjësimi e djegia e plotë e bimëve të gjetura.

Shtetasi Basri Tufa në cilësinë e Kryetarit të fshatit Bura,Nikel,Krujë ,ka shkeluar Ligjin nr 9559 datë 08.06.2006 “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope “ i cili e ngarkon atë me detyrimin për të dhënë informacion me shkrim për sipërfaqet e kultivuara me bimë narkotike në fshatin qe mbulon ,ku nga ana u gjetën të kultivuara bime narkotike dhe për to ky shtetas nuk ka dhënë informacion dhe as ndihmesë për identifikim e parcelave dhe autoreve sipas ligjit, pavarësisht se parcelat ishin të kultivuara ishin në vende të dukshme.

Nga ana jonë u kryen veprimet e para hetimore ,po punohet për gjetjen e autorevë të kultivimit të dy parcelave me bimë narkotike.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprat penale të “Shperdorimi i detyrës “ , “Moskallezimi i krimit “ dhe ‘’Kultivimi i bimëve narkotike ‘’ parashikuar nga nenet 248, 300 dhe 284 të Kodit Penal .

ME TE LEXUARAT