ARRSH: Akset Domaj-Bushtricë dhe Krumë-Qafe Prush, vetëm me zinxhirë

Aktualitet

bore-dardheSituata e akseve rrugore kombëtare në veri të vendit vijon të paraqitet problematike, si rezultat i reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta.

Përmes një njoftimi për mediat, Autoriteti Rrugor Shqiptar thekson se gjatë ditës së sotme kërkohet perdorimi i zinxhireve ne 2 nga akset e qarqeve te vendit, ndërsa apelon gjithë drejtuesit e mjeteve ne zonat ku ka veshtiresi qarkullimi, për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe për të

respektuar sinjalistikën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për ditën e sotme deri në orën 09:30, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Ne Rajonin Verior Shkoder:

Per momentin rreshjet e bores kane pushuar.

Vazhdon te mbahen ne monitorim shkarja masive ne Kolsh. Dy korsi jane te mbylluara dhe qarkullimi kryhet ne te dyja drejtimet ne dy korsite e tjera te Autostrades.

Problematike paraqitet situata e qarkullimit edhe ne akset Domaj – Bushtrice dhe Krume – Qafe Prush.

Ne aksin Krume – Qafe Prush qarkullimi kryhet me nje kalim dhe me shume veshtiresi, pasi shkarja e trupit te rruges ka agravuar shume.

Ne akset e tjera nuk ka probleme per qarkullimin.

Ne Rajonin Jugor Gjirokaster:

Ne Llogora ka rene rreth 25 cm bore. Eshte kryer pastrimi dhe kriposja e aksit dhe qarkullimi kryhet pa zinxhire.

Ne qarkun e Korçes ka patur rreshje bore, por akset jane te pastruara.

Te gjithe akset qarkullohen normalisht, me perjashtim te aksit te Dardhes, ku qarkullimi kryhet pjeserisht me zinxhire.

Ne Rajonin Qendror Tirane:

Ne Stebleve ka rreshje bore, por qarkullimi kryhet pa probleme.

Ne aksin Peqin – Elbasan, ne Derven, ka patur disa shkarje dhe renie materialesh ne rruge, si dhe jane rrezuar disa pisha. Vazhdon puna nga kontraktori per pastrimin e rruges. Aktualisht qarkullimi eshte normal.

Ne Qafe Thane qarkullimi kryhet pa probleme. Aksi eshte i pastruar dhe eshte kryer sperkatja me kripe.

Ne segmentin Gramsh – Drize, pjese e aksit Cerrik – Gramsh, ka patur renie dherash ne rruge. Po punohet nga pastrimin e rruges. Qarkullimi kryhet pa probleme.

ME TE LEXUARAT