Arrestohet cifti që shiste bileta për në parajsë!

Soft

cifti-biletaPolicia lokale njoftoi se Tito dhe Amanda Watts u arrestuan disa ditë më parë pasi i kishin shitur “bileta të arta për në parajsë” qindra njerëzve.

Çifti, i cili i shiti biletat në rrugë për 99.99 dollarë, iu thoshte blerësve se biletat ishin të përbëra nga ar i trashë dhe se secila biletë rezervonte për blerësin një vend në parajsë, thjesht duke e paraqitur biletën te dyert më të afërta dhe mund të hyje.

“Njerëzit mund të shesin bileta për në parajsë”, tha një zëdhënës i policisë në Jacksonville. “Por çifti Watts e keqpërdori prodhimin që tregtonte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Biletat ishin të ngjyrosura me spraj ngjyrë floriri me të shkruar ‘Bileta për në Parajsë – vend pranimi”.

Nuk mund të shesësh për flori diçka që nuk është e tillë. Pra kjo ishte pika ku e kaluan cakun Watts-at duke bërë diçka të paligjshme”.

ME TE LEXUARAT