Android Lollipop 5.1 është gati, ja smartphonët që e suportojnë

Teknologji

nexussNexus 4 apo Nexus 7 janë gati për versionin 5.1 të Android. Google po ofron Android 5.1 për modelet Wi-Fi, LTE të Nexus 7 dhe për smartfonin Nexus 4 me të cilin Google debutoi në vitin 2012.

Ky përditësim sjell një sërë karakteristikash të reja të kontrollit mbi Wi-Fi dhe Bluetooth në menunë e shkurtër, njoftime të përmirsuara dhe ndryshime të ndjeshme përsa i përket performancës. Me e rëndësishme nga këto të gjitha sigurisht që është performanca e rritur e Wi-Fi, një pjesë kjo tepër e bezdisshme deri më tani sidomos për ata që përdorin Nexus 7 LTE. Ndërkohë që ky përditësim nuk është aq thelbësor për pajisjet që kanë një prodhues tjetër, ai është tepër i rëndësishëm dhe i mirpritur në pajisjet e pastra Google.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në të kaluarën kemi vënë re se modeli LTE i Nexus 7 zakonisht është i pari që i aplikon përditësimet, por duket se Android 5.1 do të mbërrijë në të njëjtën kohë tek të dyja versionet. Ka të ngjarë që ky përditësim të jetë i disponueshëm për tu shkarkuar në ditët në vijim. Nëse doni të mësoni me tepër nga ai atëherë shkarkoni Android-in e publikuar.

ME TE LEXUARAT