Ambasadori i SHBA Lu, përgjigjet në FB: Doshi e Frroku? Të vazhdojë dekriminalizimi

Politikë

donald-luuuAmbasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Donald Lu, u përgjigjet pyetjeve të shumta e të ndryshme në bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë “Pyet Ambasadorin”, në “Facebook”.

“Të dashur miq, mirëseerdhët në programin ‘Pyet Ambasadorin’. Është kënaqësia ime që të flas me ju drejtpërdrejtë, këtu në faqen e Ambasadës në ‘Facebook’ dhe mezi po pres t’u përgjigjem pyetjeve tuaja! Prandaj mund të nisni të postoni”, ka shkruar ambasadori Donald Lu, që në fillim të këtij komunikimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne pergjigje te pyetjeve për çështjet “Doshi” dhe “Marku”, ambasadori vlerësoi veprimet e Parlamentit dhe të Prokurorisë. “Eshtë me rëndësi që të vazhdohet procesi i dekriminalizimit. Ne nxisim partitë politike të largojnë individët me veprimtari kriminale”, shkruan ambasadori. Sipas tij, Prokuroria dhe Gjykata duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre.

Me tej ambasadori u pyet për ndihmën konkrete që autoritetet amerikane do t’i japin Byrosë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri.

Lu ka shpjeguar arsyet pse është e rëndësishme që Shqipëria të themelojë një Zyre Kombëtare Hetimi. “Së pari, duhet të ekzistojë një institucion për zbatimin e ligjit me kapacitet të zhvilluar hetimi. Së dyti, ka gjithashtu nevojë për një institucion që ka autoritetin për të hetuar zyrtarë deri në nivelet më të larta. Skuadra jonë nga FBI ishte këtu për të biseduar se si ne mund të ndihmojme në ngritjen e një Zyre Kombëtare Hetimi në Shqipëri, në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojne të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të zbatuar ligjin dhe siguruar një proces të rregullt”, ishte përgjigjja e ambasadorit amerikan në Tiranë.

Pyetje të shumta lidheshin me kushtet dhe procedurat për të jetuar apo studiuar në SHBA, procedurat për të përfituar vizë, etj, të cilave iu përgjigj ambasadori Lu gjatë komunikimit të tij të drejtpërdrejtë në “Facebook”.

ME TE LEXUARAT