Aksion i madh policor në Mitrovicë, 9 të arrestuar

Kosovë&Rajon

polici-kosove15Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës, i cili kishte nisur në orët e hershme të mëngjesit në rajonin e Mitrovicës.

Aksioni i sotëm policor i filluar rreth orës 6 të mëngjesit, ka futur në pranga nëntë persona. Në mesin e tyre sipas burimeve të KosovaPress, ka edhe shtetas që dyshohet të jenë nga Siria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deri më tani gjatë këtij aksioni policia ka gjetur një predhë dore dhe municion.

Kurse, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti nuk ka dhënë detaje se sa është numri i të arrestuarve gjatë këtij aksioni.

“Aksioni ka përfunduar ndërkaq ende nuk kemi informata lidhur me numrin e të arrestuarve”, ka theksuar Zahiti.

ME TE LEXUARAT