Aksion antikrim në Bulqizë, policia arreston tre persona

Aktualitet

policia_krimPolicia e komisariatit të Bulqizës ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit disa operacione anti-krim, duke vënë në pranga 3 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit për shtyp, të arrestuarit janë shtetasit A. Dema, Y. Xheveshi dhe J. Bica. Behet me dije se i pari, banues në komunën Shupenzë, u arrestua pasi në banesën e tij u gjetën një pushkë e modelit 36 dhe 300 fishekë; i dyti pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe i treti, banues në komunën Zerqan, për vjedhje të energjisë.

Provat e mbledhura dhe materialet hetimore mbi personat në fjalë i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së rrethit të Dibrës për hetime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT