7-vjeçari që pi 20 cigare në ditë

Soft

cigKëto fotografi që po i shihni më poshtë janë të djaloshit 7 vjeç i cili pi 20 cigare në ditë.

Vogëlushi Dihan Awalidan ka qenë i varur nga duhani që nga mosha e tij 3 vjeçe. Ai dikur pinte edhe nga 60 cigare në ditë, të cilat i blinte nga paratë e xhepit që ia jepnin prindërit apo edhe i vishte, por tani më ai pi më pak pas lutjeve të shumta nga prindërit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dihan, i cili pi duhan bashkë me shokët e tij të mosha nga 7 deri në 11 në Cicapar, Java Perëndimore, Indonezi, qysh tani vuan nga shëndeti i ligë. Buzët e tij të njoma kanë filluar t’i nxihen si pasojë e katranit.

Nëna e tij, Tati, 32-vjeçe, shton: “Nëse Dihan nuk pi cigare, qan. Tani pi tinëz, jo siç pinte dikur haptas. Ai pi cigare në fushat pranë shtëpisë”.

Më shumë se 61 milionë banorë në Indonezi janë duhanpirës, ndërsa dy të tretat e gjinisë mashkullore të të gjithë popullsisë së këtij shteti janë të varur nga kjo shprehi.

ME TE LEXUARAT