30 prill, afati i fundit i plotësimit të deklaratës individuale vjetore

Aktualitet

tatimetTë gjithë personat që kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë duhet të plotësojnë deklaratën individuale vjetore. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, afati përfundimtar për deklaratën e të ardhurave të vitit 2014 është 30 prilli.

Plotësimi i deklaratës bëhet vetëm në formë elektronike dhe individët rezidentë në Republikën e Shqipërisë që realizojnë të ardhura personale mbi 2 milion lekë në vit dhe personat jo-rezidentë (individë të huaj) që realizojnë të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë mbi 2 milionë lekë në vit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklarata individuale vjetore e të ardhurave, përmban një sërë të dhënash dhe kategorish që duhet të plotësohen brenda formularit përkatës të saj. Të gjithë ata që kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë duhet të plotësojnë formularin dhe ta dorëzojnë atë pranë tatimeve. Formulari është i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë bëhet deklarimi individual i personit që ka krijuar të ardhurat.

Ndërsa në pjesën e dytë bëhet plotësimi me të dhënat shtesë të personave nën kujdestarinë e deklaruesit. Ky dokument përfshin të dhëna personale për individin, shoqëruar më pas nga ato që kanë të bëjnë me punët ku ai është përfshirë apo aktivitetet e ndryshme, që i sigurojnë atij të ardhura gjatë vitit. Deklarimi i të ardhurave personale dhe familjare nga ana e qytetarëve do të ndihmojë në uljen e evazionit fiskal

ME TE LEXUARAT