Zv/presidenti i Sierra Leones nën mbikëqyrje për Ebola

Bota

ebolaSipas informacioneve zëvendës presidenti i Sierra Leones, Samuel Sam-Sumana është marrë nën mbikëqyrjen e mjekëve me dyshimin se mund të jetë infektuar nga virusi Ebola.

Sipas një deklarate me shkrim nga zyra e Sumana thuhet se një nga truprojat e tij humbi jetën brenda një harku kohorë prej 24 orësh, pasi ishte infektuar me virusin Ebola. Si rrjedhojë zëvendës presidenti është marrë nën mbikëqyrjen e mjekëve deri në datën 18 mars.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në deklaratë shpjegohet se gjendja e Sumana's është e qëndrueshme dhe pas mbarimit të mbikëqyrjes së mjekëve do të rikthehet në punën e tij.

Sipas infromacioneve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) 9 mijë e 365 persona kanë gjetur vdekjen nga virusi Ebola në shtetet afrikane si Guineja, Sierra Leone dhe Liberia.

ME TE LEXUARAT