Zgjedhjet, Tabaku merr “bekimin” e Bashës për Bashkinë Tiranë

Politikë

tabaku2015Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se është kandidatura preferenciale e kreut demokrat Lulzim Basha në garë për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 21 Qershorit.

Mesa duket Tabaku ka marrë tashmë “bekimin” e kreut të selisë blu për të përfaqësuar opozitën në garë për kryeqytetin dhe kjoexohet në angazhimet e fundit të saj. Jo më larg se gjatë ditës së djeshme deputetja demokrate ka zbritur në terren duke u angazhuar maksimalisht me një staf të caktuar, duke u njohur nga afër me shqetësimet e bazës. Gjatë mesditës së djeshme, deputetja demokrate është takuar me banorët e Njësisë numër 8 në Breg-Lumi, ku është njohur nga afër me shqetësimet banorëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT