Zgjedhjet në Durrës, Basha takim kokë më kokë me Agron Dukën

Politikë

basha-dukaMe sa duket, deputeti republikan, Agron Duka, po përvijohet gjithnjë e më shumë si kandidati kryesor i opozitës për Bashkinë e Durrësit. Këtë e konfirmon edhe fakti se dy ditë më parë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është takuar me vetë Dukën për 45 minuta, jashtë vëmendjes së kamerave dhe medias, në ambientet e një hoteli në qytetin e Durrësit, menjëherë pas protestës së PD-së ditën e enjte në Kavajë.

Burimet thonë se ndërmjetës i këtij takimi ka qenë deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i cili është i ngarkuari i opozitës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Durrës. Ky takim mes Bashës dhe Dukës vjen në një moment delikat për zgjedhjet vendore, ku aktualisht jemi në ditët e fundit të shoshitjes së kandidatëve për kryetarët e 61 bashkive. Ai dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu, nuk e kanë fshehur dëshirën për të qenë Duka kandidati i përbashkët i opozitës në Durrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duka do të ishte një kandidaturë shumë e fortë në Durrës, duke qenë se ka fituar një numër të konsiderueshëm votash në 23 qershor 2013, ku u zgjodh deputet i PR-së, dhe një kundërshtar serioz ndaj Vangjush Dakos. Ky i fundit u kritikua dje në media se nuk ka mbajtur një pjesë dërrmuese të premtimeve elektorale të 2011-ës.

ME TE LEXUARAT