Idrizi në zyrën e Ramës: PDIU braktis opozitën, bëhet pjesë e mazhorancës

Aktualitet

idriziPartia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e drejtuar nga Shpëtim Idrizi hyn në qeverisje duke braktisur opozitën. Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të takimit me Idrizin në selinë e Partisë Socialiste.

“Sapo kemi finalizuar një marrëvshje për të ecur në rrugën e partneritetit politik me PDIU-në. Sigurisht që diskutimi është përqëndruar në rradhë të parë tek vija kryesore e këtij partneriteti politik, çka do të thotë se sëbashku me PDIU-në ne do të jemi në bashkëqeverisje. Natyrshëm kemi diskutuar edhe për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit ku do dalim sëbashku me 61 kandidatë. Më konkretisht do të këmbejmë opinionet dhe vendosjen për kandidaturat me vëmendje të veçantë ndaj opinionit të PDIU-së në disa qarqe ku edhe influenca politike e kësaj partie është më e qënësishme se në qarqe të tjera”, u shpreh Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne, vijoi ai, e konsiderojmë PDIU-në një partner mjaft të rëndësishëm. “E di që do pyesni për emra konkret njësish, nuk ka emra konkret pasi është vendosur ky partneritet duke u bazuar tek domosdoshmëria që gjithë kandidatët të jenë të miratuar sëbashku dhe në rastin konkret që në disa prej qarqeve të kemi kontributin e drejtpërdrejtë të PDIU-së. dua të sqaroj se gabimisht por edhe për shkak të mënyrës se si është proceduar nga e shkuara, ju raportoni se ju dhanë 15 bashki LSI-së ndërsa ne nuk kemi bërë e nuk do bëjmë ndarje bashkish mes partive por do bashkojmë të gjitha partitë e koalicionit në mbështetje të një kandidati”, nënvizoi Rama.

Në fjalën e tij, Shpëtim Idrizi tha se ka vendosur të bëhet pjesë e koalicionit parazgjedhor me Partinë Socialiste. “Pjesë themelore të programit të PDIU-së kanë gjetur mbështetje edhe në programin qeverisës të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim”, tha Idrizi.

ME TE LEXUARAT