Vushtrri, 43 vjeçari vdes në vendin e punës pas rënies nga lartësia

Kosovë&Rajon

vushtriNjë 43 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rënies nga lartësia, në vendin e tij të punës në një mulli në Stanovc të Ulët të Vushtrrisë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti e ka konfirmuar rastin, duke treguar se ky rast është raportuar rreth orës 09:00 të ditës së sotme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“B.N., 43 vjeç ka humbur jetën në vendin e punës, pasi që dyshohet se ka rënë nga lartësia në tokë. Viktima ishte punëtor në këtë mulli. Zyrtarët policor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku më pastaj trupit i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Ai tregon se ky rast është duke u trajtuar si vdekje në rrethana të pasqaruara.

ME TE LEXUARAT