Siri, vritet shefi ushtarak i Al-Nusras

Bota

siriKomandanti ushtarak i Al-Nusras, grup i lidhur me rrjetin terrorist të Al-Kaedës, është vrarë në një sulm ajror në veri të Sirisë.

”Abu Hamam al-Shami dhe drejtues të tjerë të lartë të Al-Nusras ishin marrë në shënjestër nga avionë luftarakë gjatë një takimi të tyre në provincën veriore siriane të Idlibit”, tha sot Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

”Nuk dihet ende nëse sulmi është kryer nga regjimi sirian apo koalicionin nën drejtimin amerikan”, tha kjo organizatë.

Website-t xhihadiste e konfirmuan vdekjen e Al-Shamit dhe tre anëtarëve të tjerë të rëndësishëm të Al-Nusras

ME TE LEXUARAT