Vrasja e vajzës në Shkodër, arrestohen dy autorët, pranga edhe të plagosurit

Aktualitet

makina-shkoderTre persona janë arrestuar nga policia në lidhje me ngjarjen e rëndë të së shtunës ku mbeti e vrarë 20-vjeçarja Elsa Tusha dhe u plagosën shhtetasit Paulin Ndoj dhe Selim Aleti në Kryebushat të Shkodrës. Mes të arrestuarve është edhe njëri nga të plagosurit.

Deklarata e policisë

Sot me date 08.03.2014, nga ana e D.P.Q.Shkoder, eshte bere e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

- Mirsad Aleti, vjec 28, lindur dhe banues ne Berdice, rrethi Shkoder, per vepren penale te “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

- Paulin Ndoj, vjec 22, lindur dhe banues në fshatin ”Kaçe”, bashkia Vaudejes, rrethi Shkodër, per vepren penale “Vrasje mbetur ne tentative dhe Armembajtje pa leje” parashikuar nga nenet 76-22 e 278/4 te Kodit Penal.

- Toni Toma, vjec 31, lindur dhe banues ne fshatin “Kaçe’, bashkia Vaudejes, rrethi Shkoder, per vepren penale te “Vrasje mbetur ne tentavive”, Armebajtje pa leje”, “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” dhe “Kultivim i bimeve narkotike”, parashikuar nga nenet 76-22-278/4, 283/1, 284 te Kodit Penal.

Policia ka thënë se arrestimi i ketyre shtetasve u krye pasi me date 07.03.2015 rreth ores 21.50 tek lokal “Argenti” ne vendin e quajtur Bushat, pas nje konflikti per motive te dobeta eshte vrare me arme zjarri shtetasja E.T (Elsa Tusha), vjec 20, banuese ne fshatin Kaçe, bashkia Vaudejes, rrethi Shkoder, si dhe jane plagosur rende me arme zjarri shtetasit Paulin Ndoj dhe Selim Aleti.

Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e shtetasit Toni Toma u gjeten dhe sekuestruan 80 vazo me dhe e siper tyre disa llampa si dhe nje sasi me fara te dyshuar si fare e lendes narkotike.

Policia bëri me dije se materialet do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqesorë Shkodër, për veprime të mëtjeshme.

ME TE LEXUARAT