Vlorë, arrestohet qytetari, i ofroi ryshfet policit pas gjobës për parkimin

Aktualitet

policia-vlorePolicia e Vlorës tha se arrestoi ne flagrance një qytetar të akuzuar për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Shtetasi Flladi Merkaj, 39 vjec, banues ne fshatin Lapardha te Rrethit Vlore ka rënë në pranga pasi i ofroi ryshfet policit.

Burimet zyrtare kanë thënë se arrestimi i ketij shtetasi u krye pasi rreth ores 12:30, ne afersi te vendit te quajtur "Kapelja"  ka tentuar te korruptoje punonjesin te policise rrugore ne kembim te mosndeshkimit te tij me mase administrative per parkim te gabuar te automjetit te tij tip Renault me targa AA443GC.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë, arrestimi i tij eshte kryer menjehere pasi shtetasi i mesiperm i ka dhene punonjesit te policise shumen prej 1 mije lek.

ME TE LEXUARAT