Vasili: Meta nuk jep dorëheqjen se ja kërkon krimi! 24 orët e ardhshme zbulohen fakte tronditëse

Aktualitet

lsi vasiliSekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili u shfaq përpara medias për të deklaruar se Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen për llogari të krimit të organizuar. Në vlerësimin e Vasilit, çdo parti është e lirë të bëjë protesta për llogari të krimit të organizuar. Vasili deklaroi se në 24 orët e ardhshme do të publikohen fakte tronditëse për ngjarjen më të debatueshme të ditëve të fundit.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Konferenca për shtyp e kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili

Dëgjuam pak më parë deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, të një njeriu të njohur botërisht si një i dënuar për korrupsion, i cili bën thirrje për protestë dhe për dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit.

Çdo parti është e lirë të bëjë protesta në Shqipëri. Edhe PD është e lirë të bëjë protesta, edhe 24 orë në ditë po të dojë për llogari të krimit të organizuar, madje edhe të mbajë flamurin e tij.

PD është e lirë të përdorë edhe të sëmurë psikikë, si ky i fundit që u prodhua së fundmi në panik, kartelën e të cilit ju tashmë e njihni të gjithë, si dhe të përdorë të sëmurë psikik për të mbështetur dhe për të frymëzuar krimin e organizuar.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta nuk do të japë kurrsesi dorëheqje për llogari të krimit të organizuar. Ju konfirmoj edhe njëherë qartë dhe prerë se lufta e mazhorancës kundër krimit të organizuar do të jetë shumë e rreptë dhe pa asnjë kompromis.  Gjithashtu i bëj me dije opinionit publik se fakte të reja tronditëse do të bëhen publike gjatë 24 orëve në vazhdim.

 

 

ME TE LEXUARAT