Vajza indiane 10 muajshe, peshon 19 kilogramë

Bota

vajza-shendosheNjë vajzë indiane vetem 10-muajshe peshon 19 kilogramë duke bërë që prindërit të shqetësohen shumë për shëndetin e saj, pasi një fëmijë i ka vdekur kur po shëndoshej pa masë në moshën 1 vjeç e gjysmë.

Aliya Saleem nga India nisi të shtojë në peshë që në muajin e saj të katërt të jetës dhe tashmë është e rëndë sa një vajzë 6-vjeçare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëna e vogëlushes, 25-vjeçarja Shabana Parveen, tha: “I blej rroba të reja çdo dy javë pasi nuk i bëjnë më. Na duhet ta çojmë në spitale të specializuara për trajtim, por nuk kemi të ardhura. E kam çuar vetëm në spitalin afër shtëpisë, por aty doktorët nuk dinë të thonë se kush është problemi i vajzës sime.”

“Është shumë e rëndë dhe më duhet ta mbaj në prehër pasi nuk qëndron dot e ulur vetë. Gjithashtu, ka probleme me frymëmarrjen”, shton mamaja e vajzës. Pesha mesatare e një vajze 10-muajshe është rreth 8 kg, pra më pak se gjysma e peshës së Aliya-s.

ME TE LEXUARAT