Ushtria pakistaneze vret 34 “terroristë”

Bota

pakistanUshtria e Pakistanit ka thënë se ka vrarë 34 militantë në rajonin veriperëndimor të vendit, pranë kufirit malor me Afganistanin.

“Me sulme precize ajrore në Tirah, Khiber, janë vrarë 34 terroristë”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një zyrtar i sigurisë ka thënë se të vrarët i përkisnin grupit të jashtëligjshëm militant Tehrik-e-Taliban Pakistan dhe grupit aleat Lashkar-e-Islam.

Zyrtarët po ashtu kanë thënë se ka indikacione të fuqishme se lideri i talibanëve pakistanezë, Maulana Fazlullah, ka qenë në zonë në kohën e sulmeve.

ME TE LEXUARAT