Urdhër-arresti i Llallës për Mark Frrokun: Kërkohet nga drejtësia në Belgjikë

Aktualitet

mark-frrokuProkurori i përgjithshëm Adriatik Llalla ka përmendur precedentët penalë të deputetit Mark Frroku në Belgjikë, në kërkesën e bërë policisë për ndalimin e tij.

Në kërkesën e kryeprokurorit LLalla të firmosur prej tij të enjten, në një dokument tri faqe, thuhet se pas hetimit të nisur në lidhje me deklaratat e deputetit Tom Doshi, ky i fundit dëshmoi se Mark Frroku e kishte njoftuar për një plan vrasje ndaj Doshit e Mëhill Fufit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas kryeprokurorit, në dëshminë e tij në prokurori Mark Frroku mohoi njoftimin e Doshit dhe njohjen me Durim Bamit.

"Organi procedues ka pyetur dëshmitarë dhe ka sekuestruar pamje filmike në lokalet dhe vendet e takimit nga ku ka dalë se Mark Frroku njihet me Durim Bamin, duke dhënë kështu deklarata të rreme në prokurori", thuhet në kërkesën për ndalimin e Frrokut.

Më tej prokuroria thekson se Mark Frroku me potencialin financiar që ka dhe duke qenë deputet rrezikon të dëmtojë hetimin.

Kryeprokurori përmend fakti se autoritetet gjyqësore të Belgjikës janë duke e gjykuar në mungesë Mark Frrokun për akuza të rënda penale.

Për shkak të rrezikshmërisë shoqërore të përmendur në kërkesë, prokuroria ka urdhëruar policinë të ndalojë Mark Frrokun.

ME TE LEXUARAT