UNHCR: Shqiptarët nga Kosova e Presheva, azilkërkuesit e 3-të në botë

Kosovë&Rajon

Spindler1-301x200Kërkesat për azil në 44 vende të industrializuara u rrit me 45% vitin e kaluar, duke arritur në nivelin e tyre më të lartë në 22 vjet. Sipas UNCHR-së me seli në Gjenevë, shqiptaret nga Kosova dhe Lugina e Preshevës kapin një shifër prej 55’700 persona. Gjermania zë vendin e parë si vend “mikëpritës” për azlikëruesit, kurse Zvicra është vendi i 11-të që pranon azilekrues.

Zyrtari i UNHCR-së në Gjenevë, William Spindler, theksoi për Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe “Presheva jonë” se UNHCR nuk i njeh emigrantët kosovar si “refugjatë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rritja e madhe e azilkërkuesit ka ardhyr kryesisht prej sirianëve  që janë grupi i parë me 150,000 aplikime gati trefishi nga viti 2013. Vendi i dytë më i madh për kërkim azili është Iraku dhe Afganistani, qytetarët e të cilëve kanë aplikuar për rreth 68700 kërkesa.

Shqiptaret nga Kosova dhe Lugina e Preshevës kanë 55700 aplikime. Kurse qytetarëet nga Eritrea rendimet me 48400 aplikime, që gjithashtu janë dyfishuar në krahasim me 2013. Zyrtaret e UNHCR-së për Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe “Presheva jonë” kanë deklaruar se  nuk ka pasur “kurrë nuk kanë kaq shumë aplikime për azil në vendet e industrializuara që nga 1992 dhe fillimi i luftës në ish-Jugosllavi. Gjithsej bëhet fjalë për një shifër gjigandeske përkatësisht  866000 vetë për vitin e kaluar përkundrejt  596600 aplikimeve në vitin 2013.

Vendi i parë mikpritës Gjermania

Nga 44 vendet pritëse, Zvicra vjen e 11-të në kërkesat për azil të paraqitura vitin e kaluar, me 22110 aplikime, deri 14%, sipas UNHCR-së. Ky vend ishte i 8-i në vitin 2013. Në raport me popullsinë e saj gjatë periudhës 2010-2014, Zvicra ishte vendi i katërt mikpritës pas Suedisë, Maltës dhe Luksemburgu.

Gjermania ishte vendi i parë mikpritës vitin e kaluar, me 173,000 kërkesa (58%). Shtetet e Bashkuara është i dytë me121200 kërkesa, 44%), 42% nga Meksika dhe vendet e Amerikës Qendrore. Turqia renditet e treta me 87800 kërkesave, sidomos nga Iraku.

Ankaraja gjithashtu ofron mikpritjen për 1.7 milion sirianëve të cilët nuk janë përfshirë në kërkesat statistikore azil të UNHCR-së, sepse ata gëzojnë mbrojtje të përkohshme si një grup.

ME TE LEXUARAT