Ulja emergjente, avioni i kryeministrit italian pëson difekt në ajër...

Aktualitet

helikopteri-renziNjë difekt i ndodhur ne fluturim ka detyruar helikopterin me të cilin udhëtonte Kryeministri i Italisë Matteo Renzi të bëjë një ulje të detyruar.

Sipas mediave italiane helikopteri qe mbante në bord kryeministrin Renzi u ul në një fushë sporti pa probleme në zonën e Arezzos.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ulja e detyruar është bërë për shkak të një defekti teknik të raportuar, gjatë udhëtimit të kryeministrit italian nga Firence për në Romë.

Kryeministri Renzi e ka vijuar udhëtimin e tij për në kryeqytetin italian me eskordën e tij të autoveturave, ndërsa si për shefin e qeverisë të shtetit fqinj ashtu edhe për ekuipazhin e tij nuk raportohen probleme.

ME TE LEXUARAT