Ujë 24 orë për Shqipërinë, duhen 6 miliardë euro

Aktualitet

bovillaKryetari i ERU-së, Avni Dervishi tha se sektori i ujësjellës-kanalizimeve në të gjithë vendin gjeneron të ardhura deri në vlerën e 150 milionë dollarëve në vit, nga të cilat 30 milionë nuk arkëtohen.

Ai theksoi se duhen 6.4 miliardë dollarë investime për të siguruar 24 orë furnizim me ujë në gjithë vendin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për të realizuar furnizim me ujë të pijshëm 24 orë të qytetarëve në të gjithë vendin, vlera e investimeve që duhet të bëhen arrin në rreth 6.4 miliardë euro”, – tha dje në Komisionin e veprimtarive prodhuese, kryetari i ERU-së, Avni Dervishi.

Ai theksoi sektori i ujësjellës¬kanalizimeve në të gjithë vendin, gjeneron të ardhura deri në vlerën e 150 milionë dollarëve në vit, nga të cilat 30 milionë nuk arkëtohen.

Duke raportuar përpara deputetëve të Komisionit për veprimtarinë prodhuese, tregtinë dhe mjedisin punën e këtij institucioni gjatë vitit 2014, Dervishi evidentoi si problematikë humbjet e larta të ujit në nivelin e 67.4 për qind dhe faktin se niveli i faturimeve afrofe është shumë i lartë. Për të realizuar furnizim me ujë të pijshëm 24 orë të qytetarëve në të gjithë vendin, vlera e investimeve që duhet të bëhen është rreth 6.4 miliardë euro.

Gjatë vitit të kaluar, Enti Rregullator i Ujit ka licencuar 15 operatorë të rinj që kanë hyrë në sektor dhe 9 të tjerë janë ende në proces. Sipas ligjit, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, i ndryshuar, shërbimet ujësjellës-kanalizime janë funksion i njësive vendore. Qeverisja qendrore përcakton politikat e zhvillimit dhe standardet e shërbimit, tё punës, investimet etj.

ME TE LEXUARAT