Turqia “pushton” botën me xhami

Soft

turqiGjatë vizitës së tij në Kubë në janar, presidenti Erdogan kërkoi që Turqia të lejohet të ndërtojë një xhami në Havanë. Turqia po ndërton ndërkohë 18 xhami të mëdha në mbarë globin, përshi një në Tiranë ku mund të falen më shumë se 4 mijë besimtarë.

Xhami do të ndërtohen gjithashtu në Shtetet e Bashkuara, Rusi, Kazakistan, Filipine, Britani, territoret palestineze dhe Somali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Projekti i ndërtimit të xhamive është një strategji më e gjerë e presidentit turk, sipas Asli Aydintasbas, analist politik me gazetën turke Milliyet.

"Erdogani kujdeset shumë për trashgiminë e tij historike dhe globale. Kjo është e ndërlidhur në mendjen e tij me përpjekjet për të përparuar islamin. Në shumë mënyra ai do që të mbahet mend, si brenda edhe jashtë vendit, si një njeri që ka avancuar interesat e myslimanëve në mbarë botën. Pra ai kujdeset shumë për projektin e ndërtimit të xhamive, në shumë vende të botës."

Ekspertët thonë se ai ka aspirata më të mëdha pas kësaj strategjie. Kthimi i Turqisë në lavditë e shkuara të periudhës otomane është një temë e përbashkët e Erdoganit dhe partisë së tij AK, sipas Yuksel Taskin, ekspert në universitetin Marmara të Stambollit.

ME TE LEXUARAT